Lajme
Arrestohet i dyshuari se furnizoi veturën me derivate duke përdorur 100 euro të falsifikuara
Demokracia
16:58 | 21 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar E.A (21-vjeçar) nën dyshimin se në një pompë derivatesh ka furnizuar veturën me derivate, duke përdorur kartëmonedhën prej 100 euro të falsifikuara.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për medie nga policia, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 17 mars në Vushtrri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në njoftim thuhet se njësia e hetimeve në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, pas hetimeve të zhvilluara kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

“Arrestimi i të dyshuarit E.A., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, se me datën 17 mars 2022 në Vushtrri, në një pompë të derivateve ka furnizuar me derivate veturën e tij duke përdorur një kartëmonedhë prej njëqind (100) euro, të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, lidhur me rastin, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të zgjeruara hetimore ku mbi bazën e dyshime dhe provave të siguruara fillimisht është identifikuar vetura të cilën në kohen e kryerjes se veprës penale i dyshuari e kishte përdorur për furnizim me derivate.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “Falsifikim i parasë”, thuhet tutje në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme