Lajme
Arrestohet i dyshuari për therje në veri të Mitrovicës
Demokracia
09:57 | 07 Nëntor 2023

Share:

Të hënën është arrestuar një person i dyshuar për një vrasje të rëndë në tentativë në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i therjes ka ndodhur të dielën pas një zënkë verbale, raporton Klan Kosova.

“Mitrovicë Veri  05.11.2023 – 22:25  Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024