Lajme
Arrestohet i dyshuari për kanosjen e dy prokuroreve
Demokracia
09:58 | 19 Korrik 2023

Share:

Stacioni Policor nё Pejё, me datё 14 korrik rreth orёs 19:20, ёshtё informuar se nё rrugën “ Mbretёresha Teutё” nё Pejё, një person i dyshuar ka kanosur pёrmes telefonit dy Prokurore tё shtetit.

Policia menjёhere ka marrё masat e nevojshme duke kёrkuar tё dyshuarin (i njohur pёr Policinё), nё vendbanimin e tij, mirёpo i njëjti nuk ёshtё hasur nga Policia.

Pas disa ditësh, policia informon se pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar.

“Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme