Lajme
Arrestohet një 20-vjeçar për grabitjen e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë
Demokracia
18:28 | 06 Prill 2021

Share:

Pas 9 ditësh policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar për grabitjen e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar E.H i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitjen në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

“Sot nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje të armatosur. Rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh. Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin; E. H,  mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes.”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia njofton se ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë.

“A. K,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë. Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje.”, njofton PK-ja./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme