Lajme
Arrestohet gjilanasi për marrje me prostitucion
Demokracia
08:58 | 10 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje të dyshuarin mashkull nga Gjilani, pasi që i njëjti në periudhën janar-shkurt 2022 dyshohet se ka kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Sipas policisë i dyshuari ka rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar viktimën femër kosovare me qëllim prostitucioni, për përfitim material për veten dhe personin tjetër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme