Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se është marrë me fajde.
Në raportin e policisë thuhet se gjatë arrestimit i janë gjetur edhe mjete financiare dhe janë sekuestruar 10 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
“FAJDE & DETYRIM- Gjakovë (NN) 16.09.2021 – 14:00. Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në flagrancë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë arrestimit te i dyshuari janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com/