Sport
Arrestohet futbollisti i Juventusit: E kërcënoi ish-të dashurën, zbulohen detaje
Demokracia
17:03 | 14 Shkurt 2023

Share:

Futbollisti problematik holandez, Mohammed Ikhtaren është arrestuar në Holandë pasi sulmoi ish-të dashurën e tij, raportojnë mediat lokale.

Futbollisti i Juventusit ka udhëtuar drejt Amsterdamit për të festuar ditëlindjen.

Por, të dielën, ka pasur një incident dhe ai përfundoi prapa grilave.

Dyshohet se ylli i ri sulmoi fizikisht ish-të dashurën e tij dhe për këtë arsye ndodhet në burg.

Interesant është fakti se ky është arrestimi i tij i dytë në vetëm pak muaj, pasi edhe atij është hequr liria në nëntorin e kaluar shkaku i kërcënimeve.

Ndryshe, ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj të gjeneratës së tij./Demokracia.com/

Të ngjashme