Lajme
Arrestohet ferizajasi, vodhi laptop e aparat fotografik nga një veturë – më pas i shiti
Demokracia
16:06 | 20 Maj 2025

Share:

Është arrestuar i dyshuari R.I., 32-vjeçar pasi i njëjti ka vjedhur një laptop të markës “Apple” një aparat fotografik profesional “Sony” dhe një hard-disk që ndodheshin në automjetin e një personi të tipit Mercedes, në një qendër tregare të Ferizajt.

Rastin në polici e ka lajmëruar shoku i pronarit të veturës.

Vlera e pajisjeve të vjedhura ishte rreth 6 mijë e 200 euro.

I dyshuari u vu nën prangat e policisë pas verifikimit të kamerave të sigurisë, në fshatin Surqinë të Komunës së Ferizajt.

I dyshuari ka deklaruar se pajisjet i kishte shitur te personi M.B., 32-vjeçar, i cili është gjetur në fshatin Babush dhe nga i cili u sekuestruan pajisjet.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili autorizoi intervistimin dhe vendosi për lirimin e të dyshuarve, ndërsa janë iniciuar rastet penale : “Vjedhje e rëndë”, ndaj R. I dhe rasti tjetër ” Pranimi i mallrave të vjedhura” ndaj M. B.

Të ngjashme