Lajme
Arrestohet ferizajasi 21-vjeçar, për dy ditë vodhi dy vetura e një kamionetë
Demokracia
11:11 | 14 Prill 2023

Share:

Një person 21-vjeçar me inicialet M.E., është arrestuar në Ferizaj, nën dyshime për dy vjedhje të veturave dhe një kamionete.

I riu u arrestua dje, pasi policët hetues, pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, arritën që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin.

M.E., gjatë serisë së tij të vjedhjeve, ia doli që ta vidhte një veturë pikap dhe një veturë Passat, më 4 prill.

Më tej, me datën 11 prill, në rrugën ‘’Daut Dauti’’ ai vodhi një kamionetë të tipit Mercedes, ndërkohë që në po të njëjtën ditë, ka tentuar të vidhte në dy shtëpi banimi.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, automjetet e vjedhura pas përfundimit të procedurave u janë kthyer pronarëve.

Të ngjashme