ShowBiz
Arrestohet fansi i moderatores Luana Vjollca
Demokracia
10:06 | 02 Shkurt 2021

Share:

Një fans i moderatores dhe këngëtares Luana Vjollca është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit shkruan ABC news dhe transmeton Demokracia.com

29 vjeçari Ajdin Morina, nga Gjakova akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren, ndërsa sot është arrestuar në flagrancë në rrugën pranë banesës së Luanës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase”, thuhet në raportin e policisë.

Moderatorja e kishte denoncuar në maj të vitit 2020 personin në fjalë për përndjekje dhe ishte detyruar të lëvizte me shofer personal për shkak të tij. /Demokracia.com

Të ngjashme