Lajme
Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Malishevë
Demokracia
18:44 | 27 Qershor 2024

Share:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar të enjten se ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit, hetimet fillestare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc Komuna e Malishevës, ka kryer krime të luftës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme”.

Po ashtu, Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një person në Leposaviq nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë në regjionin e Gjakovës në periudhën 1998/1999.

I dyshuari me inicialet, S.L u kap nga policia në Leposaviq nga një plan taktik i realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) nën dyshimin se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Të ngjashme
Lajme • 30 Qershor 2024