Lajme
Arrestohet edhe britanikja e përfshirë në vrasjen e biznesmenit në Shëngjin
Demokracia
15:23 | 29 Prill 2023

Share:

Fillimisht policia britanike kapi Edmond Haxhian, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. Ndërsa tashmë konfirmohet dhe arrestimi i Harriet Bridgeman. Roli i saj në grup ishte ai i vëzhgueses. Në pamjet e kamerave të sigurisë është vënë re vajza e cila ka qëndruar në hotelin në Shëngjin.

Ndërkaq, Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre.

Të vetmit që nuk janë vënë ende në pranga janë Harry Simson, shtetas britanik dhe portugezi i cili dyshohet se ka ekzekutuar planin e vrasjes, Ruben Saraiva.

Të ngjashme