Lajme
Arrestohet e mitura në Mitrovicë për ngacmim seksual dhe kanosje
Demokracia
15:33 | 08 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Një e mitur është arrestuar pasi dyshohet se pas intervistimit në prezencë të policisë dhe punëtorit të PQS-së i ka kanosur disa të mitura tjera.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më 24.06.2023 rreth orës 18:00, në Mitrovicë dhe është cilësuar “Ngacmim seksual dhe Kanosje”.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Më datë 07.07.2023 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër  kosovare e mitur, e dyshuara pas intervistimit në prezencë të policisë dhe punëtori të PQS-së i ka kanosur ankueset femra  kosovare të mitura. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raport.

Të ngjashme