Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë të mitur mbrëmë në Gjilan.
Sipas njoftimit të policisë ajo është arrestuar pasi ka kanosur një tjetër femër, ndërsa janë konfiskuar dy mjete të mprehta.
E dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur pasi që pasi qe ka kanosur viktimën femër kosovare. Janë konfiskuar dy mjete të mprehta. E dyshuara dyshohet se ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Demokracia.com/