Lajme
Arrestohet burri që ngacmoi seksualisht një burrë në Obiliq
Demokracia
09:36 | 14 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe ka arrestuar një burrë të dyshuar për ngacmim seksual të një burri tjetër.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Obiliq, ndërkohë që për arrestimin e të dyshuarit Policia ka njoftuar të premten në raportin 24 orësh.

“Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Viktima kur e ka rraptuar rastin në Polici, ka thënë se i dyshuari i ka shkruar edhe mesazhe erotike në rrjetet sociale.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024