Lajme
Arrestohet burri në Drenas, e rrahu gruan pas një mosmarrëveshje
Demokracia
08:37 | 23 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Drenas.

“DHUNË NË FAMILJE- Gllogoc, 22.07.203-22:43.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme