ShowBiz
Arrestohet burri i Angela Martinit, shkak bëhet vetë këngëtarja
Demokracia
13:00 | 10 Gusht 2021

Share:

Burri i modeles së njohur shqiptare, Angela Martini, rumuni Dragos Savulescu është arrestuar.

Kjo ndodhi si pasojë e një gabimi të rëndë nga gruaja e tij që zbuloi milionerin e kërkuar ndërkombëtarisht, shkruan mediumi rumun Stirile Pro TV.

Savulescu i cili u arrestua mbrëmjen e së dielës në Greqi, ishte dënuar me 5 vjet e gjysmë burg.

“Ai ishte atje me pushime, kur e dashura e tij, një modele zvicerane me origjinë shqiptare, ndjeu nevojën për të publikuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale”, shkruan tutje mediumi rumun.

Autoritetet në Bukuresht që po kërkonin Savulescun panë fotografitë e Angelës në Instagram dhe zbuluan vendndodhjen.

I arratisur dhe i kërkuari ndërkombëtar Dragoș Savulescu u arrestua të dielën në mbrëmje në Mykonos, Greqi, për shkak të krimeve ekonomike.

Angela me postimin e fotografive e ‘ndihmoi’ policinë në arrestimin e tij.

“Si është jeta?” E përsosur! ”, kishte shkruar Angela në mbishkrimin e një prej fotografive në Instagram, e cila zbuloi lokacionin ku ajo dhe bashkëshorti i saj ndodheshin.

 

Të ngjashme