Lajme
Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Fatmir Arës
Demokracia
10:08 | 07 Shtator 2022

Share:

Policia italiane ka arrestuar mbrëmë vonë një 30-vjeçar italian, i cili akuzohet për vrasjen e shqiptarit Fatmir Ara, i cili u gjet i vrarë të dielën në zonën e San Carlo Canavese.

Autopsia, e kryer dje, konfirmoi se shqiptari ishte vrarë me të paktën tre të shtëna pushke në fytyrë.

Për momentin nuk dihet nëse i arrestuari ka vepruar i vetëm apo me bashkëpunëtorë apo cili ka qenë motivi i ngjarjes.

Deri më tani nuk dihet identiteti i autorit të dyshuar.

Të ngjashme