Lajme
Arrestohet autori i 14 vjedhjeve në Vlorë, vihet nën hetim djali i tij i mitur
Demokracia
13:15 | 12 Mars 2023

Share:

Një 52 vjeçar është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për vjedhje.

Arrestimi ka ardhur as zbardhjes së 14 rasteve të vjedhjeve në Nartë. Shtetasi me inicialet T. Ç., në bashkëpunim me të birin kanë vjedhur orendi shtëpiake, vegla pune, panele diellore, ventilatorë e sende të tjera.

52-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Nën hetim është vënë edhe djali i tij 14 vjeçar si dhe shtetasi H. D. Ky i fundit i mbante sendet e vjedhura në shtëpinë e tij me qëllim për t’i shitur më vonë. /Ora News/

Të ngjashme