Lajme
Arrestohet arsimtari pasi rrah nxënësin në Malishevë
Demokracia
19:40 | 31 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një arsimtarë pasi që i njëjti ka rrahur një nxënës të shkollës së e mesme të ulët “Dëshmoret e Fshatit’’ në fshatin Bubavec të Malishevës.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Rreth orës 18:00 , në stacionin policor Malishevë është raportuar një rast qe kishte ndodhur ne shkollën e mesme te ulet “Dëshmoret e Fshatit’’ në Bubavec. Patrulla e policisë ka shkuar ne atë lokacion, dhe lidhur me rastin ka kontaktuar  arsimtarin (te dyshuarin) i njëjti është shoqëruar ne SP,. Malishevë dhe gjatë intervistim ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës ( te mitur ) te kësaj shkolle te cilin e kishte goditur me shuplak pasi qe nxënësi ishte problematik edhe herave tjera”, tha Gjurkaj.

Gjurkaj më tej shtoi se nxënësi posedonte raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupor.

“Viktima është intervistuar në prezencën të prindit dhe zyrtarit të QPS-Malishevë. Në konsultim me Prokurori kujdestar rasti iniciohet si me lartë dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën re mbajtjes”, tha Gjurkaj./Demokracia.com/

Të ngjashme