Lajme
Arrestohet Afrim Tovërlani, kanosi kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Demokracia
17:58 | 26 Tetor 2021

Share:

Me 25 10 2021 rreth orës 17:50 e kemi marrë informatën nga baza se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic, në Cagllavicë. Saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Patrulla që shkoi në këtë lokacion, i ka takuar katër meshkuj. Liridon Restelica, mik i Shpend Ahmetit, Nezir Ismajli (ndihmës), Ekrem Pacolli (Vozitës) dhe Afrim Tovërlani, i cili edhe e ka bërë lajmërimin e rastit në polici. Pas bisedës fillestare me të përmendurin Tovërlani, ai ka thënë se e ka pritur kryetarin Shpend Ahmeti pasi që ka patur një takim me të. Gjatë bisedës me të njëjtin, është hetuar aroma/era e alkololit, shkruan Klan Kosova.

Pas kontrollimit, Afrimit i është gjetur një armë e ftohtë (thikë). Pas konfiskimit të së njëjtës, i përmenduri (Afrimi) është dërguar në stacionin policor në Gracanicë, ku i është bërë testi i alkoolit, që ka treguar nivelin e alokolit në gjak prej 1.7 %.

Në stacionin policor të Gracanicës janë marrë edhe deklaratat e dëshmitarëve tjerë të lartpërmendur, ku në konsultim me policin hetues të stacionit policor në Gracanicë, e po ashtu edhe kolegët nga hetuesia rajoniale dhe prokurorin kujdestar, rasti është karakterizuar si “kërcënim”, sipas nenit 181 të Kodit Penal të Kosovës e po ashtu edhe pronësi e paautorizuar, kontrollin ose posedim i armës, sipas nenit 366. Të njëjtit, nga ana e prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. I njëjti është transportuar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, rreth orës 00:40 (dyzet minuta pas mesnatës). /Demokracia.com

Të ngjashme