Lajme
Arrestohet 50 vjeçari në Shtërpcë, sulmoi seksualisht një 25 vjeçare
Demokracia
09:28 | 15 Prill 2022

Share:

Një 50 vjeçar është arrestuar në Shtëpcë pasi ka sulmuar seksualisht një 25 vjeçare.

Policia njofton përmes një komunikate për media, se i dyshuari të enjten rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V, e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.

“Në lidhje me këtë, policia e rendit fillimisht, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeçar dhe vendin e ndodhjes së tij, e më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve. I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit të hetuesve rajonal , në prezencë edhe të avokatit mbrojtës , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar “Sulm seksual”.

Të ngjashme