Lajme
Arrestohet 48-vjeçari që plagosi një 55-vjeçar në një diskotekë në Graçanicë
Demokracia
17:02 | 05 Tetor 2022

Share:

Pas katër ditësh, Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin i cili plagosi me armë zjarri një 55-vjeçar në një diskotekë në Graçanicë.

Mbrëmjen e së shtunës (1 tetor), Xhevat Islami, për arsye të panjohura deri më tani, kishte plagosur në këmbë me armë zjarri, 55-vjeçarin Lubomir Mariq.

Demokracia.com, kishte raportuar për këtë incident të dielën.

Vetëm pas katër ditësh, Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë Xhevat Islamin dhe t’ia sekuestrojë armën me të cilën e ka plagosur Lubomir Mariqin.

Sipas Policisë, Islami është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa rasti është duke u cilësuar “vrasje në tentativë”.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa nërhyrje:

Arrestohet një i dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë – Sekuestrohet arma

Prishtinë, 05 tetor 2022 –  Më datë 01.10.2022, rreth orës 23:00, është raportuar se në Graçanicë , përballë një diskoteke nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin;

– Xh. I, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

i cili sot më datë 05.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për rastin “Vrasje në Tentativë.

Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë;

– Revole e tipit P. Undercover, si dhe

– Katër (4) copë fishek.

LEXO EDHE: 

 

Të shtëna me armë zjarri në një diskotekë në Graçanicë, plagoset një 55-vjeçar

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024