Lajme
Arrestohet 41 vjeçari që ishte i dënuar me 5 vjet burgim për prodhim e shitje të narkotikëve
Demokracia
12:17 | 18 Nëntor 2022

Share:

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar, u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar-Qafë Botë, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Policia sot informoi se S.T gjatë intervistimit në PKK Qafë Botë, dha identitet të rremë, por si rezultat i verifikimeve dhe i veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi i tij.

Në vitin 2019, 41-vjeçari dhe dy shtetas të tjerë janë vënë në pranga në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Kreshpan”, të finalizuar nga Policia e Fierit. Me qëllim realizimin e hetimeve dhe dokumentimin e rastit me prova ligjore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi fillimisht ndaj shtetasit S.T, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, u dokumentua me prova ligjore, përgjegjësia penale e 41-vjeçarit dhe Gjykata vendosi dënimin përfundimtar të tij, me 5 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Shtetasi ishte larguar në mënyrë të kundërligjshme, në drejtim të shtetit grek, me qëllim shmangien nga vuajtja e dënimit me burgim dhe është kapur nga Policia greke, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë shqiptare.”, bëri të ditur Policia.

Të ngjashme