Lajme
Arrestohet 34-vjeçari në Kaçanik, ishte i dënuar me 2 vjet burgim
Demokracia
19:09 | 06 Shtator 2022

Share:

Policia sot në orën 14:30 në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.S(M/K) i moshës 34 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” me dënim burgimi prej dy (2) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të ngjashme