Lajme
Arrestohet 32-vjeçari për shpërthimin me dy viktima në Lushnjë
Demokracia
11:22 | 05 Mars 2024

Share:

Një shtetas 32-vjeçar, i identifikuar si Leonard Gjini, banues në fshatin Goriçaj, është arrestuar dhe po akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda, sa i takon rastit të një shpërthimi masiv ndodhur në Lushnjë, ku dy persona mbetën të vdekur dhe shtatë të tjerë të plagosur.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtjes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Të ngjashme