Stacioni policor në Ferizaj në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet V.D të moshës 27-vjeçare.
Sipas Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.