Lajme
Arrestohet 24 vjeçari në Mitrovicë, kishte shtënë me armë zjarri para disa ditësh
Demokracia
15:09 | 11 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari  me datën  22 shkurt 2022, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ka shtënë me armë zjarri, përcjell Demokracia.com.

“Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin Sh. S., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ’armëmbajtje pa leje’. Si rrjedhojë  e hetimeve të zhvilluara, mbi dyshime të arsyeshme dhe  provave të siguruara,  dyshohet se i dyshuari   me datën  22 shkurt 2022, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ka shtënë me armë zjarri. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë  e gjatë e cila do t’ procedohet  për ekzaminime të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ’armëmbajtje pa leje’

Mitrovicë, 11 mars 2022

Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin Sh. S., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ’armëmbajtje pa leje’.

Si rrjedhojë  e hetimeve të zhvilluara, mbi dyshime të arsyeshme dhe  provave të siguruara,  dyshohet se i dyshuari   me datën  22 shkurt 2022, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ka shtënë me armë zjarri.

Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë  e gjatë e cila do t’ procedohet  për ekzaminime të mëtejme .

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit  i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për  veprat penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ dhe ’armëmbajtje pa leje’./Demokracia.com/

Të ngjashme