Lajme
Arrestohet 21 vjeçari që ishte në kërkim të policisë
Demokracia
18:27 | 04 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj një person i cili ka qenë në kërkim.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai ishte i kërkuar në bazë të  urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” me dënim burgimi prej shtatë muajve, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 17:10 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj personin e kërkuar me inicialet E.K(M/K), 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të  urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Rrezikim i trafikut publik ’’ me dënim burgimi prej shtatë (7) muajve.

Policia, të njêjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Demokracia.com/

Të ngjashme