Lajme
Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim për vjedhje
Demokracia
20:35 | 22 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili ka qenë në kërkim.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje” me dënim burgimi prej një vit e pesë muaj burgim, përcjell Demokracia.com.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 16:00 kanë arrestuar në Ferizaj personin e kërkuar me inicialet L.B (M/K), i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë muajve ( 1 vit e 5 muaj)”, thuhet në njoftim.

Polica të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet më tej në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme