Lajme
Arrestohen tre të rinj në Shqipëri, dyshohet se vodhën një veturë në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër
Demokracia
17:42 | 28 Maj 2025

Share:

Tre të rinj janë arrestuar në Shqipëri, pasi të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një veturë në Tepelenë dhe të njëjtën e kanë shitur në Gjirokastër.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se kanë sekuestruar sasi të vogël lënde narkotike dhe dy thika që u gjetën në automjetin e njërit prej të arrestuarve.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.05.2025, kanë vjedhur në Tepelenë, automjetin e shtetasit F. C”.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Të ngjashme