Lajme
Arrestohen tre të mitur të dyshuar për përfshirje në rrahje
Demokracia
20:04 | 10 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një rrahje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme të stacionit policor Veriu dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Si pasojë e sulmeve fizike, në këtë rast një person ka pësuar lëndime trupore, të cilit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Personat e dyshuar ( që të tre të mitur), pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.

Të ngjashme