Lajme
Arrestohen tre persona për grabitje
Demokracia
13:17 | 10 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona pasi dyshohet të kenë kryer një grabitje në Vitomiricë të Pejës.

Sipas policisë pas intervistimit tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

“Të dyshuarit me inicialet F.O. (1985), F.R. (1995) dhe O.H. (1999), më 8 janar 2020, rreth orës 01:00, në një pompë të derivateve, nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe një telefon personal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata gjatë grabitjes e kanë goditur personin që ndodhej në zyrën e pompës së derivateve, duke i shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se personi i katërt i dyshuar lidhur me rastin gjendet në arrati.

Të ngjashme