Lajme
Arrestohen tre burra në Prishtinë, sulmuan policët dhe i penguan në kryerjen e detyrës
Demokracia
09:13 | 17 Shkurt 2024

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dje, pasi që kanë sulmuar dhe penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit nën ndikim të substancave narkotike ka sulmuar policët, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Rr. Dalmatët, Prishtinë  16.02.2024, 13:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit nën ndikim të substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat meshkuj kosovarë zyrtarë policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare.  Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit  pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme