Lajme
Arrestohen tetë persona për posedim të narkotikëve
Demokracia
09:57 | 31 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka raportuar se në 24 orët e fundit  ka arrestuar tetë persona të cilët kanë poseduar sasi të ndryshme të narkotikëve.

Të arrestuarit raportohet të jenë nga qytetet e ndryshme të Kosovës si: Prishtina, Gjilani, Ferizaj dhe Peja.

Tutje në raport bëhet e ditur se personave u është konfiskuar sasia e narkotikëve dhe të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 30.03.2022-16:35.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr.Bejtush Gerbeshi, Prishtinë, 30.03.2022-17:30.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 3.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Idriz Seferi , Gjilan, 30.03.2022-01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.61.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Gjilan, 30.03.2022-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëArjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.94.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Ahmet Kaqiku,Ferizaj, 30.03.2022-23:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Besnik Lajqi, Pejë, 30.03.2022-19:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr.Vesli Klark, Pejë, 30.03.2022-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme