Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njejtit kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht, shkruan Demokracia.com.
Po ashtu në njoftimin e policisë thuhet se njëri prej të arrestuarve janë shtetas i Kosovës dhe i Serbisë, derisa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Fsh. Banjë , Zubin Potok 13.02.2021-16:25 .Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njeri shtetas i Kosovës tjetri shtetas i Serbisë të cilët me një veturë me targa të Serbisë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin Kosovë –Serbi. Vetura e dyshuar është sekuestruar, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Demokracia