Lajme
Arrestohen pasi sulmuan zyrtarët policorë
Demokracia
08:39 | 26 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës njofton se dje në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar, pasi të njejtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan Demokracia.com

Në njoftimin e policisë thuhet se zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman  mjekësor.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 25.01.2021 – 21:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./Demokracia

Të ngjashme