Lajme
Arrestohen një 19 vjeçar për dhunim dhe një 18 vjeçar për grabitje, po kërkoheshin nga gjykata
Demokracia
13:27 | 04 Prill 2025

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të rinj të kërkuar nga gjykata, një 19-vjeçar për dhunim dhe një 18-vjeçar për grabitje. Të dy ata ishin nën hetim për kryerjen e veprave të rënda penale dhe ishin shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Ferizaj, raporton Insajderi.

Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy vitesh.

Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”. Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj tha se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë”.

Rastet mund t’i raportoni në këto mënyra:

-Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

-Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

-Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Të dhëna e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thotë policia.

Të ngjashme
Lajme • 10 Prill 2025
Lajme • 10 Prill 2025