Lajme
Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion në Prishtinë
Demokracia
12:11 | 10 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Prishtinë, të dyshuar për vepër penale, për prostitucion.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tri gra dhe një burrë në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.

“Rr. Ahmet Krasniqi- Prishtinë, 09.03.2021 – 17:40. Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sprej, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Tutje, policia njofton se dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024