Lajme
Arrestohen katër persona për grabitjen që ndodhi një muaj më parë në Prizren
Demokracia
09:52 | 16 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Pas më shumë se një muaji, Policia në Prizren ka arritur t’i kapë të dyshuarit që grabitën një market në rrugën “Besim Shala”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar katër persona, përcjell Demokracia.com.

“GRABITJE/Rr. Besim Shala, Prizren, 12.06.2022 – 21:20. Në lidhje me rastin, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë.  Si provë materiale janë sekuestruar, një pistoletë, një pallto (jakne) dhe një palë atlete”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.  /Demokracia.com/

Të ngjashme