Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirjen në rastin e vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Të premten janë arrestuar dy persona, njëri është i lindur 2003 një 2004 dhe janë të dyshuar që kanë ndihmuar kryesit e vrasjes penale, vrasje, të cilët kanë fshehur faktet. Këta i kanë ndihmuar me fsheh armën. Ata me vendim të prokurorit janë ndaluar për 24 orë meqë janë të mitur”, tha Osmanollaj.
Për vrasjen e 15 vjeçarit është arrestuar edhe një person të cilit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
15 vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika pas një përleshjeje që kishte ndodhur mes të rinjve në këtë komunë.