Në operacionin e sotëm i cili është zhvilluar nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani, janë arrestuar edhe 10 persona.
Sipas Prokurorisë Speciale e Kosovës, janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë si dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve janë sekuestruar edhe 11 mijë euro, shkruan Demorkacia.com.
Deri më tani nga ky operacion janë arrestuar 18 persona, si dhe janë sekuestruar gjashtë vetura, 160 mijë e 300 euro dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.
Të gjithë të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani, ka zhvilluar një aksion në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj./Demokracia.com/