Lajme
Arrestohen dy turq në Aeroportin e Prishtinës, u kapën me dokumente të falsifikuara
Demokracia
11:46 | 09 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 në Aeroportin e Prishtinës ka arrestuar dy shtetas turq, një burrë dhe një grua, të cilët në kontrollin e dokumenteve kanë prezantuar pasaporta dhe patentë shoferë që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Arrestimi i tyre në raportin e Policisë është paraqitur në raste të ndara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti, në kontroll të dokumenteve, ka prezantuar pasaportën dhe patentë shoferin që dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë, për njërin rast.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë, pasi që e njëjta në kontroll të dokumenteve, ka prezantuar pasaportën dhe patentë shoferin që dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet për rastin tjetër.

Të ngjashme