Lajme
Arrestohen dy të mitur, kryen dy grabitje në Prishtinë
Demokracia
08:43 | 09 Shtator 2023
Ilustrim

Share:

Janë arrestuar dy të mitur nën dyshimin se kanë kryer dy grabitje në Prishtinë.

Sipas policisë të arrestuarit janë 16 dhe 17 vjeçar.

Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Garibaldi dhe Rr. UÇK, Prishtinë 12.08.2023 / 15.08.2023 – 02:40/22:25. Sot më 08.09.2023 janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj kosovarë (16 dhe 17 vjeç) si të dyshuar lidhur me dy raste grabitje. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme