Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje
Demokracia
21:16 | 01 Shtator 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjilan me urdhëresë të Gjyqtarit të procedurës paraprake dhe ka realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për Gjykatën:

• Një (1) dëshmi (pjesë e kombajnës për korrje të grurit) e cila dyshohet të jetë e ndërlidhur me rastin ,,Vjedhje e rëndë’’

• Një (1) pushkë gjuetie dy tytëshe prodhim RUS

• Një (1) pushkë ajrore me dylbi ngjyrë e zezë

• Njëzet e tri (23) copë fishekë të kalibrit 16 mm

• Dy  (2) karikatorë të zbrazët të pistoletës

• Dhjetë (10) copë fishekë te kalibrit 9x 19 mm

• Një (1) rrethatore nga materiali i lëkurës i destinuar për fishekët të pushkës së gjuetisë

• Një (1) futrolë e pistoletës ngjyrë e zezë nga lëkura  dhe

• Dhjete (10) cope diabolla të pushkës ajrore te kalibrit 4.5 mm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Gjilan, 01 shtator 2022

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me urdhëresë të Gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjilan ka realizuar një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Kosovar Shqiptar A.B. (1984).

Kontrolli është kryer në lidhje me hetimin e një rasti të ,,Vjedhjes së rëndë’’ pasi dyshohej se i lartëcekuri këto dëshmi mundë të i kishte në posedim.

Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për Gjykatën:

• Një (1) dëshmi (pjesë e kombajnës për korrje të grurit) e cila dyshohet të jetë e ndërlidhur me rastin ,,Vjedhje e rëndë’’

• Një (1) pushkë gjuetie dy tytëshe prodhim RUS

• Një (1) pushkë ajrore me dylbi ngjyrë e zezë

• Njëzet e tri (23) copë fishekë të kalibrit 16 mm

• Dy  (2) karikatorë të zbrazët të pistoletës

• Dhjetë (10) copë fishekë te kalibrit 9x 19 mm

• Një (1) rrethatore nga materiali i lëkurës i destinuar për fishekët të pushkës së gjuetisë

• Një (1) futrolë e pistoletës ngjyrë e zezë nga lëkura  dhe

• Dhjete (10) cope diabolla të pushkës ajrore te kalibrit 4.5 mm.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt.

Të ngjashme