Lajme
Arrestohen dy të dyshuar në Istog për pengim të personit zyrtar, ia thyen xhamin e veturës
Demokracia
09:06 | 04 Tetor 2023

Share:

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të martën, rreth orës 13:40, në Istog.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që fillimisht kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga komuna e Istogut, për kryerjen e disa punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve, pastaj kur zyrtarët policorë kanë intervenuar, janë penguar dhe janë kanosur nga të dyshuarit.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar një xham të veturës së Policisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që fillimisht kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga komuna e Istogut, për kryerjen e disa punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve, pastaj kur zyrtarët policorë kanë intervenuar janë penguar dhe janë kanosur nga të dyshuarit. Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar një xham të veturës së Policisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme
Lajme • 02 Maj 2024