Lajme
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen armë e municion
Demokracia
16:11 | 13 Tetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente në Podujevë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me armë.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar këto prova materiale: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobilë.

“Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti, nën dyshimin e përfshirjes në dy vepra penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, më 13 tetor 2022

Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka hartuar dhe ka zbatuar një plan operativ. Kështu, sot më 13.10.2022, në rajonin e Podujevës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me armë.

Njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në këto lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve. Në asistencë të realizimit të këtij plani operativ kanë marrë pjesë edhe Njësia Speciale Operative dhe K9 (Njësia me qen).

Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar këto prova materiale: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobilë.

Ndaj të dyshuarve iniciohet rasti, nën dyshimin e përfshirjes në dy vepra penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme