Lajme
Arrestohen dy persona, tentuan t’i fusnin në Kosovë 7 kilogramë drogë
Demokracia
19:34 | 28 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në pikëkalimin kiftar në Vërmicë, pasi që të njëjtit kishin tentuar t’i fusnin 7 kilogramë drogë në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Vërmicë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, raporton Demokracia.com.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit të makinës së tyre, janë gjetur rreth shtatë (7) kilogramë narkotik të cilat kishin tentuar t’i fusnin në Kosovë.

Lexo edhe: 

Gjenden 7 kilogramë substancë narkotike në një veturë në Vërmicë

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Vërmicë në një automjet zbulohet sasi e substancës së dyshuar narkotike

Prishtinë 28 shkurt 2021,

Me datë 28.02.2021, rreth orës 16:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, dy persona të dyshuar m/k, me automjetin e tipit Renault clio ngjyrë e kuqe ( targat e njohura për Policinë), kanë ardhë për të hyrë në RKS.

Pas dyshimeve të ngritura zyrtari kompetent policor ka kërkuar selektimin për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nga njesiti anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës dhe Policia.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga oficerët doganorë dhe policorë në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjellur me qese najloni,(sipas matjeve fillestare rreth 7 kilogram).

Njësiti i antidrogës së Policisë së Kosovës në Prizren është informuar për tu marr me procedurat e metejme lidhur me rastin, përfshirë matjet e sakta-peshën dhe detaje tjera.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme ligjore do të ndermerren në bashkërëndim me autoritetet kompetente të drejtësisë. /Demokracia.com/

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Vërmicë në një automjet zbulohet sasi e substancës së…

Posted by Kosovo Police on E Diele, 28 Shkurt 2021

Të ngjashme