Lajme
Arrestohen dy persona të kërkuar në Kaçanik
Demokracia
17:06 | 09 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Dy persona të kërkuar janë arrestuar sot në Kaçanik.

Të arrestuarit janë kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Vjedhje” me dënim burgimi me nga tridhjetë e pesë (35) ditë.

“Sot, në ora 10:30, në rrugën “Agim Bajrami ” në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar personin I.R (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe rreth orës 11:30 në rrugën “Faruk Dogani” në Kaçanik kanë arrestuar edhe personin e dytë F.D (M/K) i moshës 30 vjeçar. Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Vjedhje” me dënimi burgimi, me nga tridhjetë e pesë (35) ditë.”, ka informuar Policia.

Pas kompletimit të dokumentacioneve, të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimeve.

Të ngjashme