Lajme
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë
Demokracia
10:28 | 01 Shkurt 2021

Share:

Mbrëmë rreth  orës 20:30 nga njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë, shkruan Demokracia.com

Rasti ka ndodhur në afërsi të Stacionit Hekurudhor, në Fushë Kosovë, ku dyshohet se personat duke përdorur mjete të përshtatshme prerëse (sharrë), me qëllim të përvetësimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, kishin prerë një kabllo bakri  (kabllo elektrike),  të cilën e kishin fshehur në afërsi të vendit të ngjarjes. Këtë për Demokracia.com, e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor që ka mundësuar arrestimin e dy personave të dyshuar ;

– A. B,mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

-J.H, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale./Demokracia.com

Të ngjashme